Albin Kurti “mollë sherri” për politikën e PAN

HomePolitike

Albin Kurti “mollë sherri” për politikën e PAN

Maxharraj:Kurti mollë sherri ne politikën e PAN mafisë
Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se me çfarë është ballafaquar Kurti që nga zgjedhjet e 6 tetorit deri në shkarkimin e Qeverisë të udhëhequr nga ai.
Megjithatë Richard Grenell bëri trysni në rrëzimin e qeverisë Kurti. Pa këtë trysni LDK-së që do ta kishte kurajën e guximin të ndërmarr mocionin të planifikuar midis Mustafës dhe Thaçit.

Zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ishin diçka e jashtëzakonshme që nuk ndodhi në këto 20 vjetet e pasluf.tës.
Votuesit, populli i qiti jashtë lojës zgjedhore keqpërdoruesit e shtetit, i largoi nga pushteti ata te cilët këtë vend e vodhën, e plaçkiten gjatë gjithë kësaj kohe.
Pra,partitë qe e keqpërdorën këtë vend si PDK, AAK, Nisma,etj vota e popullit i gjuajti në opozitë për të gjitha të bamët e tyre keqpërdoruese te shtetit.

Pra në këto zgjedhje ndodhi mrekullia,ndodhi ndryshimi,sepse këtë ndryshim votuesit e prisnin për shumë kohë. Populli,votuesit ia dhanë besimin duke e qitë në vendin e parë LVV, parti kjo me duar të pastra dhe e pa korruptuar të cilën e nxori te parën, duke e përcjellë LDK si parti e dytë, në saje të aktivitetit të që beri Vjosa Osmani,të cilën LDK e nxori të udhëheqë fushatën, sepse askush tjetër në këtë parti nuk kishte guximin të ballafaqohet me këtë parti, pas shumë gafave të turpshme që kishte bërë Isa Mustafa duke iu leper PAN mafisë. Pritej se këto dy parti të bëjnë koalicion për të formuar qeverinë e shpresës,qeverinë e ndryshimeve për te cilën votoi populli.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0