Albin Kurti i drejtohet diasporës me porosi

HomeAktualitet

Albin Kurti i drejtohet diasporës me porosi

Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti, përmes një videomesazhi i është drejtuar diasporës duke ua bërë me dije procedurat aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit.

Ai ndër të tjera ka thënë se “Mërgata i prin ndryshimit”.
“Kanë mbetur edhe dy ditë për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit. Kësaj radhe kemi interesim të jashtëzakonshëm. Andaj iu bëjnë thirrje ta ushtroni të drejtën themelore për të votuar.

Na ndanë pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur, ju lutemi t’i ndjekeni udhëzimet nga KQZ”, ka thënë Kurti.
Ai ka treguar edhe mënyrën se si duhet të votohet nga mërgata.

“Është vendimtare t’i ndjekni hapat, prandaj të mobilizohemi. Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit, bashkë ia kemi dalë. Tash ju bëj thirrje të jemi të bashkuar, që zëri juaj të dëgjohet regjistrohuni”, ka shtuar në fund lideri i VV-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0