Albin Kurti e Vjosa Osmani iu shkruajnë Hoxhajt, LDK-së e Haradinajt, i ftojnë në takime të ndara në Kuvend rreth formimit të institucioneve të reja

HomePolitike

Albin Kurti e Vjosa Osmani iu shkruajnë Hoxhajt, LDK-së e Haradinajt, i ftojnë në takime të ndara në Kuvend rreth formimit të institucioneve të reja

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, u kanë dërguar letra sot tre kryetarëve të partive shqiptare që do jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Fituesit e zgjedhjeve u ka nis letër liderit të PDK-s, LDK e AAK duke u kërkuar takim më 15 mars.

Kurti e Osmani ka hedhur hapin e parë drejt formimit të institucioneve të vendit ende pa u certifikuar rezultati i zgjedhjeve ku partia e tij fitoi 50% të votave.

Lideri i VV-së e Osmani u kanë dërguar tri letra liderëve të PDK-së, LDK-së e AAK duke u kërkuar takim me qëllim të konsultimit për formimin e institucioneve.

Në letër ata u kanë caktuar datën dhe orën kur dëshiron t’i takojë ndaras tre liderët e tjerë.

Po ashtu në letër Kurti e Osmani kanë përcaktuar edhe formatin se si do të mbahen këto takime.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe e propozuara për presidente nga lista e VV-së, Vjosa Osmani, kanë ftuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhajn, për një takim të hënën më 15 mars në ora 11:30.

Ndërkohë që një ftesë identik e ngjashme për takim i është dërguar edhe kryetarit të LDK’së i cili do të zgjidhet me 14 mars. Takimi me kryetarin e ri të LDK’së mund të ndodhë më 15 mars në ora 12:30.

Ndërsa me të parin e AAK’së, Ramush Haradinajn, VV’ja planifikon të takohet në ditën e njejtë në ora 13:30.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0