Albin Kurti dhe Vjosa Osmani të bindur në fitore: Do të garojmë bashkë, dhe do të fitojmë bashkë!

HomeAktualitet

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani të bindur në fitore: Do të garojmë bashkë, dhe do të fitojmë bashkë!

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, kanë nënshkruar marrëveshje për të garuar bashkë në listën e VV-së.

Nga ana e tij, kreu i LVV-së ka thënë se do të garojnë bashkë për të fituar bashkë.

“Ne do të garojmë bashkë që do të fitojmë bashkë, për shkak se janë referendum. Që nga 29 nëntori i zgjedhjeve lokale në Podujevë, Llap, Besianë në Kosovë nuk ka më zgjedhje sepse ka referendum, edhe me 14 shkurt nuk është më situate e vjetër”, ka thënë Kurti, transmeton IndeksOnline.

“Ne kemi mjaftueshëm përfaqësues për të arritur fitore, por lista dorëzohet më 16 janar. Marrëveshja është në mes LVV dhe listës që udhëheqë unë”, ka thënë nga ana e saj Osmani. /IndeksOnline/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0