Albin Kurti bëhet gati për zgjedhje të reja: Takon kryetaren e KQZ-së

HomePolitike

Albin Kurti bëhet gati për zgjedhje të reja: Takon kryetaren e KQZ-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në vazhdën e kërkesës së tij për zgjedhje të reja, ka takuar edhe kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.Sipas një njoftimi të lëshuar për media nga Qeveria, thuhet se “ndonëse në kohë pandemie, KQZ është e gatshme të ushtrojë autoritetin e saj publik institucional“.Njoftimi i plotë:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti sot priti në takim Kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), znj. Valdete Daka.Në këtë takim u diskutua për funksionimin e këtij institucioni dhe ngritjes së bashkëpunimit në çështjet që ndërlidhen me Qeverinë. Ndonëse në kohë pandemie, KQZ është e gatshme të ushtrojë autoritetin e saj publik institucional. Znj. Daka e njoftoj Kryeministrin në detyrë, z. Kurti, që përgatitjet për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës edhe pse janë ndërprerë, me vendimin e marr më 14 mars të këtij viti, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, për mos-mbajtjen e tyre, KQZ është e gatshme që ta mbajë këtë proces zgjedhor.Në anën tjetër Kryeministri në detyrë, z. Kurti e njoftoi znj. Daka, për lirimin e masave që po i ndërmerr Qeveria ndaj COVID-19. Koordinimi ndërinstitucional dhe respektimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë nga qytetarët, kanë dhënë rezultatin e tyre.

Kryeministri në detyrë Kurti në këtë takim shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për forcimin e bashkëpunimit me KQZ-në dhe nevojën që ka vendi ynë për zhvillimin demokratik të institucioneve përmes transparencës dhe pavarësisë së tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1