Albena Reshitaj: Deklarata ime për të aksid entuarit u keqkuptua

HomeAktualitet

Albena Reshitaj: Deklarata ime për të aksid entuarit u keqkuptua





Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka thënë se deklarata se saj ditë më parë për aksi dentin e bashkatdhetarëve në Kroaci u keqkuptua.

Reshitaj tha se ka deklaruar se është një fat në fatkeqësi që një aks ident i tillë nuk ka ndodhur në Kosovë duke pasur parasysh brishtësinë e sistemit shëndetësor në vend.

“Unë kam thënë se është një fat që nuk ka ndodhur një rast i tillë në Kosovë duke pasur parasysh brishtësinë e sistemit shëndetësor në vend dhe reagimin e shpejt të autoriteteve shëndetësore kroate kam thëne se po të kishte ndodhur kjo në Kosovë do të ishte më e rëndë.”, është shprehur Reshitaj në Klan Kosova.

Deputetja nga radhët e AAK-së, fajin për gjendjen e rënduar të sistemit shëndetësor ia lë sistemit politik.

“Të gjithë e dinë se sistemin shëndetësor në Kosovë e ka dëmtuar sistemet politike në të kaluarën. Ne nuk kemi sigurime shëndetësore dhe jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk kemi sigurime shëndetësore”.

“Nëse ndodh një aks ident, ne mund ta humbim mundësinë për ta shpëtuar jetën e një qytetari të aksidentuar sepse ne nuk kemi të dhëna për të, as për grupin e gjakut as për të kaluarën e tij shëndetësore pikërisht se kemi një sistem informativ jofunksional”, ka thënë Reshitaj.





COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0