ALARM GLOBAL: Thuajse 10 milion fëmijë nuk do të frekuentojnë më shkollën!

HomeAktualitet

ALARM GLOBAL: Thuajse 10 milion fëmijë nuk do të frekuentojnë më shkollën!

Gati 10 milion fëmijë mund të detyrohen të lënë shkollën përgjithmonë për shkak të pasojave ekonomike të bllokimeve pas pandemisë Covid-19. Alarmi është ngritur nga Save the Children në një raport të lëshuar sot.

“Për herë të parë në historinë e njerëzimit – nënvizon organizata joqeveritare – një gjeneratë e tërë fëmijësh globalisht duhej të ndërpresin arsimin e tyre: mbyllja e shkollave për të përmbajtur përhapjen e Coronavirus në fazën më akute të urgjencës lë pa shkollë 1.6 miliardë fëmijë dhe adoleshentë, rreth 90% e tërë popullsisë së studentëve”.

“Deri më tani 1.2 miliardë nxënës janë prekur nga mbyllja e shkollave, para urgjencës ato ishin shumë më pak se një e katërta, 258 milion”.

Sipas Save the Children, shkurtimet e thella në buxhetin e arsimit dhe varfëria në rritje e shkaktuar nga pandemia Covid-19 “mund të detyrojë të paktën 9.7 milion fëmijë të largohen nga shkolla përgjithmonë deri në fund të këtij viti, ndërsa miliona fëmijë të tjerë do të pësojnë vonesa të rënda në mësime”.

“Rruga për të garantuar deri në vitin 2030 që të gjithë fëmijët do të jenë në gjendje të shkojnë në shkollë ishte tashmë në rrezik, dhe nuk kishte bërë përparim të rëndësishëm, por urgjenca Covid-19 – paralajmëron OJQ – rrezikon t’i dorëzojë një gjenerate fëmijësh një të ardhme të përbërë vetëm nga varfëria”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0