Aktivistët e Vetëvendosjes me propagandë kundër lu ftës së UÇK-së dhe udhëheqësve të saj

HomePolitike

Aktivistët e Vetëvendosjes me propagandë kundër lu ftës së UÇK-së dhe udhëheqësve të saj

Pas ngritjes së aktakuzës për kr ime lu fte ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pas paraqitjes së Kadri Veselit, Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit në seancat e para dëgjimore në Gjykatën Speciale, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar sul met virtuale ndaj UÇK-së.

Në faqe të ndryshme në rrjetin social Facebook, që menaxhohen nga këta aktivistë po shfaqen foto të montuara me figurat kryesore të luftës çlirimtare me mbishkrimin “Hajnia ka emër”.

Kujtojmë që para një jave është lansuar platforma që synon dokumentimin e lirisë “Liria ka emër”, slogani i së cilës po përdoret në të gjitha postimet në përkrahje të eprorëve të UÇK-së, që janë ftuar në Hagë.

Nisur nga kjo, aktivistët e Vetëvendosjes kanë zgjedhur që fjalën ‘Liri’ ta zëvendësojnë me fjalën ‘Hajni’ për ta përbaltur lu ftën për liri.

Aktivistët e Vetëvendosjes, të udhëhequr nga persona të rëndësishëm brenda partisë, kanë hapur edhe shume faqe të tjera përmes së cilave kanë nisur baltosjen, fyerjen dhe propagandën kundër UÇK-së dhe luftës së saj për liri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0