Aktivistët e PDK-së kërkojnë dorëzimin e mandatit të v jedhur Adelina Graincës

HomeAktualitet

Aktivistët e PDK-së kërkojnë dorëzimin e mandatit të v jedhur Adelina Graincës

Aktivistët e rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës po kërkojnë që deputetja Adelina Grainca, e cila dje kaloi nga PDK-ja në Vetëvendosje, ta dorëzojë mandatin e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nëpërmjet postimeve në Facebook ata kanë kërkuar dorëheqjen e deputetes nga Grainca, sepse vlerësojnë se ajo është votuar nga elektorati i PDK-së për ta përfaqësuar këtë parti, e jo për ta shpërdoruar besimin e marrë për motive të ulëta. Në zgjedhjet e 14 shkurtit Grainca ka marrë 7158 vota.

Aktivistët e PDK-së thonë se Adelina Grainca paturpësisht ka abuzuar me votat e marra në emër të PDK-së dhe e ka v jedhur mandatin e deputetes

Ja disa nga reagimet e tyre:

“Ky mandat është mandat i vje dhur, andaj dorëheqja e saj si deputete është obligim moral ndaj çdo vote që i është dhënë. Nuk mund të jesh në VV me vota të PDK’së. Prandaj DORËHIQU!”

“Adelina Grainca paturpesisht ka v jedhur besimin e 7158 votuesve te PDK-se. Kjo keshtu nuk shkon, nuk mund te jesh e ulur prane Albin Kurtit, me votat e marra ne emrin e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.”

“Adelina Grainca me veprimin e saj ka keqpërdorur vullnetin, besimin dhe votimin e antarësisë së PDK-së, andaj duhet të dorëhiqet nga përfaqësimi politik në Kuvendin e Kosovës.”

“Nuk është aspak e vërtetë se PDK-ja nuk i përkrah të rinjtë. Madje është ndër partitë e vetme ku rinia vlerësohet e nuk shfrytëzohet. Në partinë tonë mund të mos e ketë gjetur hapësirën për biznese por kurrsesi mungesën e përkrahjes si politikane e re. Shumica e ministrave, deputetëve e pjesës tjetër të stafit gjithmonë kanë qenë të rinj.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0