Aktakuza e plotë e ngritur ndaj Salih Mustafës

HomeAktualitet

Aktakuza e plotë e ngritur ndaj Salih Mustafës

Gjykata Speciale, përmes një komunikate për media, ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e sotëm të Salih Mustafës.

Sipas njoftimit, Mustafa është transferuar në objektin e paraburgimit, në Hagë, sot. Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor, ndërsa nuk është bërë publike në atë kohë.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0