Aksionet e Mërgim Lushtakut në 4 biznese kursen 45 mijë euro në bankë

HomePolitike

Aksionet e Mërgim Lushtakut në 4 biznese kursen 45 mijë euro në bankë

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar deklarimet e pasurisë të zyrtarëve që kanë poste publike.Mërgim Lushtaku përveç që është deputet, ka deklaruar se ka në pronësi edhe katër biznese, në njërën është vetëm pronar, ndërsa në tri të tjera është bashkëpronar.

Lushtaku ka deklaruar se ka një makinë të tipit ‘Mercedes B180’ në vlerë prej 18,000 eurove, të blerë në vitin 2017.Sipas deklarimit, Lushtaku ka pronësi në 40% të aksioneve në biznesin ‘AIM’ dhe kapital prej 4 mijë eurove, që nga viti 2013. Po ashtu, ka 50% të aksioneve në firmën ‘Ferma Jonë’ dhe kapital prej 1,500 eurove, nga viti 2013.Mërgim Lushtaku ka në pronësi 100% të aksioneve në kompaninë ‘Virtyti’ me kapital prej 2,600 eurove, që nga viti 2011.

Dhe ka në pronësi 50% të aksioneve në ‘Koni Projekt’ me kapital prej 500 eurove, nga viti 2017.Mërgim Lushtaku ka deklaruar se ka 45 mijë euro para të gatshme në bankë, aq sa ka deklaruar edhe për bashkëshorten e tij, 45 mijë euro të tjera, që për dallim nga viti i kaluar, ku bashkëshortja e Lushtakut i kishte deklaruar para të gatshme në bankë 15,500 euro.Ai ka deklaruar se ka një kredi që e ka marrë për investim në firmën ‘Koni Projekt’. Vlera e kredisë është 26,500 euro.Sipas deklarimit, Lushtaku merr një pagë vjetore prej 22,485 euro si deputet, ndërsa bashkëshortja e tij, që punon në ‘Procredit Bank’, merr pagë vjetore prej 36,150 eurove.Lushtaku nuk ka deklaruar ndonjë shtëpi apo banesë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0