Aksident tragjik në Malishevë, ka ndërruar jetë një i ri kosovar

HomeAktualitet

Aksident tragjik në Malishevë, ka ndërruar jetë një i ri kosovar

Një i ri nga Tërpeza e Malishevës, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me veturë në mëngjesin e sotëm.

Albert Krasniqi ishte anëtar i Kryesisë së Rinisë së Nimsës, shkruan GazetaLajmi.

Për vdekjen e tij të hershme ka shkruar edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Ai ka thënë se ai ishte shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen.

Njoftimi i plotë:

ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë.

Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen.

Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet.

Lamtumirë shoku ynë,
Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0