Aksident i rëndë në Baballoq të Deçanit, një i vdekur dhe një i lënduar

HomeAktualitet

Aksident i rëndë në Baballoq të Deçanit, një i vdekur dhe një i lënduar

Aksident i rëndë në Baballoq të Deçanit, një i vdekur dhe një i lënduar

INDEKSONLINEE Shtunë, 02 Maj 2020 14:46

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Baballoq të Deçanit, ku ka vdekur një person dhe një tjetër ka mbetur i lënduar, raporton IndeksOnline .

Siç shihet në aksident një veturë ka përfunduar jashtë rrugës duke u rrokullisur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rjaonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur në fshatin Baballoq të Deçanit ka vdekur një person dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Baballoq. Një person është i vdekur një i lënduar”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se personi i lënduar është dërguar për trajtim në spitalin Rajonal të Gjakovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0