Aksi denti në Gjermani, familjarët në Kosovë tregojnë se si ndodhi ngjarja tra gjike (VIDEO)

HomeAktualitet

Aksi denti në Gjermani, familjarët në Kosovë tregojnë se si ndodhi ngjarja tra gjike (VIDEO)

Nga Zvicra erdhi në Kosovë për vendosjen e dritareve në shtëpinë e re. Pasi që kreu punët për objektin që kishte nisur së ndërtuari para dy vjetësh, Zaim Krasniqi së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët , Florin 12-vjeçar dhe Fjonën 10-vjeçare e nipin Bleonin 18-vjeçar, u nis për në Zvicër.

Por, rreth 50 kiliometra pa mbërrirë në destinacion, atyre në Gjermani u ndodhi një aksi dent trafiku.
Atij nuk i mbijetoi Zaimi me djalin që vdi qën në vend dhe nipi që humbi jetën mëngjesin e së shtunës, ndërkohë bashkëshortja dhe vajza janë në tretman mjekësor.

Për këtë rast kanë folur familjarët e vik timave.
“Bashkëshortja e tij ka qenë me një spital të Zvicrës e cila është në gjendje trupore, ndërsa vajza me lëndime më të lehta”, ka thënë një prej familjarëve.
Meqë është në gjendje më të mirë shëndetësore, vogëlushja u ka dhënë detaje familjarëve se si ka ndodhur aksi denti.
“Vajza e vogël është shpreh pak se ka qenë një mot i ligë dhe kemi rrshit dikund, një ujë i madh u kanë sipas saj dhe vec kur e kanë pa një kamion përpara”, ka treguar ai.

Vikendi ka pamundësuar që familja e ngushë e tyre që jeton atje të nis procedurat për sjelljen e trupave në vendlindje.
“Pritet që ditën e hanë me fillu procedurat për kthimin e trupave në Kosovë, por nuk kemi detaje për kohën”, ka thënë ai.
Ndryshe, kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ka vdekur edhe personi i katërt si pasojë e aksi dentit në Gjermani nga i cili mbetën të vde kur 3 anëtarë të familjes Krasniqi nga Ferizaj. Personi i katërt gjithashtu ka shtetësi kosovare, megjithatë nuk është pjesë e familjes Krasniqi.

Të premten, policia gjermane ka konfirmuar se në aksi dentin e ndodhur dje kishin mbetur të vde kur tre persona, dy me shtetësi kosovare dhe një me zvicerane, por të tretë me mbiemër të njejtë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0