AKR: Nuk i votojmë ligjet e Qeverisë Hoti, bashkëpunojmë me opozitën

HomePolitike

AKR: Nuk i votojmë ligjet e Qeverisë Hoti, bashkëpunojmë me opozitën

Fatmir Matoshi, anëtari dhe ish-ministër nga Aleanca Kosova e Re, ka shkruar se përkundër faktit se ka ndihmuar proceset në Kosovë duke ndihmuar qeveritë e ndrysmë pa qenë pjesë e tyre, nga tash e tutje do të veprojnë konform pozicionit të saj.

Matoshi ka thënë se përkundër mbështetjes që AKR ka dhënë ndaj proceseve dhe subjektet politike bartëse të atyre proceseve, nuk është vlerësuar.

“Në të gjitha rastet, ky vullnet nuk është se u vlerësua nga të tjerët, prandaj AKR tani e tutje do të sillet konform pozicionimit të saj politik. Derisa të jemi në opozitë do të koordinohemi e të bashkëveprojmë me partitë opozitare”, ka thënë Matoshi.

Ai tutje është shprehur se i takon partive partive në qeverisje të sigurojnë shumicën e mjaftueshme për të kaluar ligjet në kuvend.

Postimi i tij i plotë:

Me bindjen e plotë se po i bëjmë mirë vendit tonë, si subjekt politik liberal, Aleanca Kosova e Re – AKR, ka ndëmarrë disa herë veprime që kanë ndihmuar proceset në Kosovë dhe subjektet politike bartëse të atyre proceseve.

Kemi votuar shumë ligje dhe disa kabinete qeveritare pa qenë fare pjesë e tyre, kohëve të fundit votuam Qeverinë Kurti dhe pastaj edhe Qeverinë Hoti, normalisht jemi të vetdijëshëm se kjo nuk ka ndikuar mirë te elektorati ynë, por ishte një vullnet i yni që të mbështesim qeveritë e vendit tonë.

Në të gjitha rastet, ky vullnet nuk është se u vlerësua nga të tjerët, prandaj AKR tani e tutje do të sillet konform pozicionimit të saj politik. Derisa të jemi në opozitë do të koordinohemi e të bashkëveprojmë me partitë opozitare.

Poashtu edhe qëndrimi i AKR-së në të njëjtin grup parlamentar me parti politike që janë në qeverisje po e humb kuptimin dhe do të përfundojë së shpejti.

I takon partive në qeverisje të sigurojnë shumicën e mjaftueshme për të kaluar ligjet në kuvend. Duke përfshirë këtu edhe Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe Ligjin për Ndarjet Buxhetore 2021.

Në vend se të zënë studiot televizive me debate për tema që ndërlidhen me interesa personale të liderëve dhe zyrtarëve të lartë politik, partitë e koalicionit duhet të fokusohen në zbatimin e programit të tyre qeverisës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0