AKR kërkon rinumërim të votave: Rezultatet janë manip uluar

HomePolitike

AKR kërkon rinumërim të votave: Rezultatet janë manip uluar

Sipas AKR-së, procesi zgjedhor në numrin e votave të partive politike ka shkuar në rregull deri në momentin kur ka filluar të numërohen votat për kandidatët për deputet.

Prandaj, në reagimin e tyre thuhet se “rinumërimi i votave në të gjitha kutitë e votimit, brenda partive në rastin e tyre brenda listës së LDK-së, ku pjesë e kësaj liste janë edhe kandidatët e AKR-së, të dala nga procesi zgjedhor i 14 shkurtit, është i pashmangshëm”.

“Shumë informata që kanë arritur nga terreni tregojnë qartë se rezultatet brenda listës janë man ipuluar “nga Komisionerët e papërgjegjshëm në Qendrat e votimit.

Andaj, sipas AKR-së për një garë fer e korrekte është shumë logjike që duhet të bëhet rinumërimi i votave të kandidatëve në listën e LDK-së.

Andaj AKR, edhe një herë kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor, që të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm kutit e votimit, ku ma nipuluesit e votave nuk kanë qenë të aftë të fshehin krimin e tyre.

Aleanca Kosova e Re, këtë kërkesë do ta mbështesë edhe me faktet që janë mbledhur përmes anëtarëve të vet të cilat flasin për parregullsi gjatë numërimit dhe bartjes së rezultateve në Formularin e përputhjes se të dhënave dhe rezultateve brenda listës.

Rinumërimi i plotë i fletëvotimeve do të eliminonte edhe pakënaqësitë që tashmë kanë filluar të dalin në shesh nga kandidatët dhe ankesat e tyre për ma nipulim të votave të brendshme.

Aleanca për Kosovë të Re do të angazhohet që të respektohet në tërësi vullneti i secilit votues, pavarësisht rezultatit që mund ta kenë subjektet politike, në këtë rast edhe AKR, duke ndërmarr kështu të gjitha masat ligjore, që vota e qytetarëve të besuar për kandidatët për deputet të mos ma nipulohet”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0