Ahmeti kundër Kurtit: Prindër, mos i dërgoni fëmijët në çerdhe!

HomePolitike

Ahmeti kundër Kurtit: Prindër, mos i dërgoni fëmijët në çerdhe!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dalë kundër lirive të shprehura nga qeveria këtë të diel pasdite.
Në vendimin e qeverisë parashikohej që çerdhet të hapen me 1 ose 8 qershor, mirëpo Ahmeti është kundër kësaj pasi masat nuk janë sqaruar ende plotësisht. Për këtë ai reagoi me një postim në rrjetet sociale.

Reagimi i Ahmetit:

“Sot në konferencë për media të qeverisë u fol edhe për rihapjen e çerdheve. U përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet. Por nuk kemi marr asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat.

Ne presim që Ministria e Arsimit të qartësojë situaten dhe rregullat, po shpresojmë sonte.

Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë.

Çerdhet do të rihapen këto ditë, por ka nevojë për më shumë detaje e përgatitje.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0