Ahmeti kërkon hapjen e çerdheve, kafeneve dhe mbylljen e karantinës në QS

HomeAktualitet

Ahmeti kërkon hapjen e çerdheve, kafeneve dhe mbylljen e karantinës në QS

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar që sa më shpejt të hapen çerdhet dhe kafeteritë të fillojnë punën e plotë. Ai ka kërkuar që

Kurti viziton Shtëpinë e Personave të Moshuar: Do ta keni mbështetjen time
14 persona në QS refuzuan ushqimin- Ministria e Shëndetësisë iu sqaron procedurën se kur do iu bëhet testimi
Haziri: Bëhuni gati që festën e Fitër Bajramit ta kaloni pa vizita familjare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar që sa më shpejt të hapen çerdhet dhe kafeteritë të fillojnë punën e plotë. Ai ka kërkuar që të mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se sugjerimi i tij është që çerdhet të hapen të parat. Sipas tij, nuk ka më kuptim që të që ta mbajmë ekonominë të mbyllur për shkak të vetëm dhjetë rasteve, sepse numri i të infektuarve nuk i arsyeton më këto masa, transmeton Klan Kosova.

“Sugjeroj që çerdhet të jenë të parat që hapen, jo që ka dallim të madh të shkollave por meqenëse njerëzit punojnë ka filluar hapja e kompanive. Po ashtu, siç kanë vendos edhe shtetet skandinave të Evropës, njëherë janë hapur klasat 1-5 ku edhe mundësia e përhapjes së virusit është më e vogël, ku na jep kohë që ngadalë të rihapim krejt Kosovën”, tha ai.

Kryetari Ahmeti ka thënë se tashmë duhet të mbyllet edhe karantina në Qendrën e Studentëve sepse më nuk ka nevojë për një karantinim të tillë.

“Kam kërkuar që nuk ka kuptim ta mbajmë QS në karantinë. Një pjesë e madhe e qytetarëve po dalin si shkak të arsyeve të ndryshme. Tash duhet t’i kthehemi masat që kemi pasur në fillim, dikush kur vjen ta ketë vetizolimin e detyruar, ta nënshkruaj një formular që të qëndrosh i vetëizoluar në shtëpi për aq periudhë sa thonë mjekët. Nuk ka nevojë për një karantinë të tillë”, tha Ahmeti.

Kryetari Ahmeti gjithashtu ka thënë se është shumë e nevojshme që kafenetë të hapen sa më para për shërbim të plotë.

“Janë dy gjëra të cilat duhet t’i kuptojmë, nuk mjafton me thënë hape për take aëay sepse nuk e kanë qarkullimin e njëjtë si gjithmonë. Kur i ke masat ku qytetarët nga 2 orë me dal atëherë nuk ka myshteri si duhet. Pa hapjen e tyre më të plotë nuk do ta ketë efektin e njëjtë sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0