Agim Veliu tallet me Kurtin/ Jeta është shumë e gjatë, kur dikush mendon që nuk mundet, mundet

HomeAktualitet

Agim Veliu tallet me Kurtin/ Jeta është shumë e gjatë, kur dikush mendon që nuk mundet, mundet

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka folur pas votimit të Qeverisë Hoti.Veliu ka thënë se nuk punon me inate dhe me revanzhe siç pretendon ai që kanë bërë nga Vetëvendosje dhe Albin Kurti.
Veliu ka thënë se pozita e tij prapë në kabinet nuk është revazh por zbatim i politikave partiake.

“Rrjedhat politike më tepër ka sjellë këtë rezultat. Nuk e kosnideroj revanzh timin ndaj askuj sepse nuk punoj me inate, revanzhe por me zbatim të politikave të subjektit që i takoj dhe me programin e qeverisë. Gjatë gjithë kohës e kanë përdorë si një lloj revanzhi ndaj meje sepse kanë thënë se nuk duan të merren me atë punë, por jeta është e gjatë dhe edhe kur dikush mendon që nuk mundet, mundet”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0