Afrim Muqiqi pas anulimit të dasmave: Ose duhet të mbyllen të gjitha, ose të punojnë të gjithë

HomeAktualitet

Afrim Muqiqi pas anulimit të dasmave: Ose duhet të mbyllen të gjitha, ose të punojnë të gjithë

Shoqata e Hotelierisë dhe Turizmit Pro in kanë mbajtur konferencë për media para Qeverisë lidhur me Mbajtjen-Mosmbajtjen e dasmave dhe hapjen e klubeve të natës.

Në konferencë i pranishëm ishte dhe këngëtari i mirënjohur, Afrim Muqiq i cili ndër tjera tha se ose duhet të mbyllen të gjitha, ose të punojnë të gjithë.

“Kemi menduar edhe për biznese tona edhe për të tjerët, unë jam çdo nate në hotel nëse Qeveria kanë kërkuar distancë, nuk ka restorant që nuk e ka këtë mundësi të krijojë kushte të tilla, rreziku ekziston, panik nuk duhet të ketë, jeta duhet të vazhdojë ne duhet të mësohemi me pandeminë, ose le të mbyllen të gjithë, ose le të punojnë të gjithë”, u shpreh Muqiqi.

Kujtojmë që sot në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, theksoi se ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0