Ish-kryetari i partisë Fjala ne Podujevë, Xhevdet Maloku, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. I njëjti, në llogarinë e tij nëpër rrjete sociale, ka shpërndarë kritika ndaj Qeverisë për mbështetjen e komunitetit LGBT.
Albin Kurti sot njoftoi për disa aderime brenda partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, një ndër ta edhe Xhevdet Maloku.
“Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kandidati për kryetar komune, Shpejtim Bulliqi, e mirëpriten në zyret e Lëvizjes Xhevdet Malokun, ish kryetarin e partisë Fjala në Podujevë si dhe sot u anëtarësua në Qendrën e Besianës,” thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas VV’së, Xhevdet Maloku është magjistër i ekonomisë, punon në postën gjermane në Kosovë si dhe ka qenë ish-kryetar i partisë ‘Fjala’ në Podujevë.
Mirëpo, pavarësisht lëvdatave që iu thuren nga shefi i tij i ri, Maloku i cili ka qenë pjesë e partisë Fjala të udhëhequr nga Gëzim Kelmendi, siç duket është edhe homofob.
I njëjti në faqen e tij në Facebook, mes tjerash ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mbështetjen që i ka dhënë komunitetit LGBT.
COMMENTS