Ademi reagon pas dorëzimit të Arifit: S’është rom, por ashkali!

HomeAktualitet

Ademi reagon pas dorëzimit të Arifit: S’është rom, por ashkali!

Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalinjëve të Kosovës, Danush Ademi, ka reaguar pas dorëzimit të Etem Arifit në organet përgjegjëse.

Ai ka hedhur poshtë raportimet se Arifi është i përkatësisë rome.

“Ai është i komunitetit ashkali”, ka thënë shkurt Ademi.

Ndryshe, deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, sot është dorëzuar. Indeksonline raportoi mëngjesin e sotëm se deputeti u është dorëzuar organeve të drejtësisë në vend. Kjo është konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Florent Gashi, zëdhënësi i këtij institucioni, është shprehur se Arifi është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Deputeti ashkali është dënuar nga gjykata me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione, por që deri tashti ka qenë në arrati. /Indeksonline/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0