A u bisedua dje për përjashtimin e Vjosa Osmanit nga LDK, zyrtari i këtij subjekti jep detaje

HomePolitike

A u bisedua dje për përjashtimin e Vjosa Osmanit nga LDK, zyrtari i këtij subjekti jep detaje

Fadil Gashi, kryetar i Degës së LDK’së në Klinë dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, në FRONTAL të T7, ka dhënë detaje për takimin e djeshëm të strukturave të LDK’së në të cilin është diskutuar edhe për zyrtarët e partisë të cilët kundërshtojnë vendimet që nxjerrë partia. Gashi ka thënë se nuk është diskutuar me emra të përveçëm.

Ai tutje ka thënë se LDK’ja nuk merr vendime të gabuara dhe se vendimet e partisë duhet respektuar gjithmonë dhe jo vetëm atëherë kur i shkojnë përshtati dikujt.

Nuk ka vendim të gabuar në LDK, sepse çdo vendim që e marrin organet e subjektit tonë organet e votojnë. Nëse ka votu këshilli I përgjithshëm unanimisht

Individi nuk duhet me pranu një vendim të këshillit veç kur i bjen mirë, ky është vendim i strukturës jo i individit. Secili zyrtar i LDK-së duhet me ju mbajt vendimeve tona”, ka thënë ai për FRONTAL.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0