A transmetohet Covid-19 përmes ajrit? Flasin nga Harvardi

HomeAktualitet

A transmetohet Covid-19 përmes ajrit? Flasin nga Harvardi

Transmetohet apo jo koronavirusi përmes ajrit? Universiteti i Harvardit u jep fund dyshimeve. Studimin në fjalë e ka përcjellë për shqiptarët epidemiologu Ilir Alimehmeti, mjaft aktiv në media dhe rrjetet sociale në këtë kohë pandemie. Ai kujton për të gjithë ne tri rregulla, që duhen pasur gjithnjë në mendje:

 “Frika ka dy kuptime: “Harro çdo gje dhe vrapo” ose “Perballu me çdo gje dhe çohu”. Zgjedhjen e ben ti!” Cit: Zig Ziglar. A perhapet koronavirusi nga ajri apo jo? Kjo eshte çeshtja! Studiuesit e Universitetit te Harvardit (SHBA) publikuan dje ne JAMA nje permbledhje te evidencave dhe teorive mbi perhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol).

Perfundimet e tyre te perkthyera jane:
“…Totali i evidences duket i papajtueshem me transmetimin e SARS-CoV-2 permes aerosolit, veçanerisht ne hapesirat e ventiluara mire. Ne praktike, kjo do te thote se, per te minimizuar perhapjen e SARS-CoV-2, mjafton distanca 2 metra larg te tjereve dhe, ne rast se kjo distance nuk eshte e mundur te mbahet, mjafton mbajtja e maskave mjekesore, e maskave me cope me cilesi te larte, ose mbrojteset e fytyres (pa harruar higjienen e shpeshte te duarve, pastrimin e ambjentit dhe optimizimin e ventilimit te ambjenteve te brendshme)…”

“…Eshte e pamundur per te dale ne perfundimin se nuk ndodh kurre transmetimi permes aerosolit dhe eshte krejtesisht e kuptueshme pse shume preferojne te gabojne duke shkuar ne ekstremin e kujdesit, veçanerisht ne ambjentet spitalore, gjate kujdesjes per pacientet me COVID-19 te dyshuar apo te konfirmuar.

Megjithate, totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se TRANSMETIMI PERMES AEROSOLIT NE DISTANCE TE LARGET NUK ESHTE MENYRA DOMINANTE E TRANSMETIMIT TE SARS-COV-2.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0