A hyri në Kosovë me ndihmën e Thaçit?, Pacolli tregon të vërtetën

HomeAktualitet

A hyri në Kosovë me ndihmën e Thaçit?, Pacolli tregon të vërtetën

Kryetari i AKR-së dhe ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se ai nuk e ka takuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe as nuk ka hyrë nga Shqipëria në Kosovë përmes makinës së tij, siç pretendon Lëvizja Vetëvendosje. Këtë deklaratë Pacolli e bëri këtë mbrëmje në emisionin “Ilva Now”.

Ai theksoi se nuk e ka takuar fare Thaçin, por ka biseduar thjesht në telefon mbi kërcënimet e kryeministrit Kurti dhe të ministrit Xhelal Sveçla.
Unë kam folur me zotin Thaçin në telefon atëherë kur kanë filluar kërcënimet. Kemi folur në mënyrë satirike se në çfarë forme jemi kërcënuar. Ai më thërret dhe më thotë: shikoje linkun çfarë thotë Kurti dhe Svelca thonë”, tha ai

Pavarësisht kërcënimeve për arrestim, Behgjet Pacolli shprehet i qartë dhe tejet këmbëngulës, kur thotë se do të jetë prezent në Kuvend për formimin e qeverisë së re, natyrisht pas vendimit që do të japë Gjykatës Kushtetuese mbi dekretin Thaçi.
Unë jam deputet i Kuvendit, pa marrë parasysh kërcënimet që mi bëjnë, unë do të shkoj sepse është obligim i imi, se unë jam deputet i Kosovës dhe i zgjedhur nga qytetarët e Kosovës”, shtoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0