A ekziston me të vërtetë organizata që kërcë noi Kurtin?- Logoja e saj është e vjedhur

HomeAktualitet

A ekziston me të vërtetë organizata që kërcë noi Kurtin?- Logoja e saj është e vjedhur

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti po pretendon se u kërc ënua nga një organizatë e quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”.Ai dje me anë të një postimi në Facebook publikoi një komunikatë që pretendohet se është lëshuar nga kjo organizatë, dhe e cila sipas Kurtit përbën kërc ënim për të dhe Gjykatën Kushtetuese.

Logoja e cila është prezantuar në komunikatën e publikuar nga kryeministri, është e vjedhur nga një organizatë krejtësisht legjitime, e quajtur “Federata e Shqiptarëve të Italisë”.

“Garda Vullnetare Shqiptare”, është emri i organizatës e cila që nga mbrëmë është duke u përfolur me të madhe në media. Kjo organizatë, siç po pretendon kryeministri Kurti, ka lëshuar një komunikatë kërcë nuese për të dhe për Kushtetuesen, si një lloj presioni për vendimin për dekretin e presidentit.

E ndonëse askush nuk di asgjë për këtë organizatë, gazetalajmi ka gjetur se logoja e cila pretendohet të jetë e “Gardës Vullnetare Shqiptare”, i përket organizatës së “Federatës së Shqiptarëve të Italisë”.Dy duar të bashkuara, në ngjyrat kuq e zi, është logo e cila është prezantuar qysh më 26 prill të vitit 2015.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0