A e porositi Ceca vr asjen e Arkanit?

HomePolitike

A e porositi Ceca vr asjen e Arkanit?

Krimineli serb Arkan Zhelko Razhnatoviq u v ra në fillim të vitit 2000 në hotelin e Beogradit Intercontinental, Crowne Plaza e sotme, por v rasja e tij është planifikuar për vite me radhë.

Në dokumentacionet e shërbimeve të huaja të zbulimit thuhet, se qëllimi i qarqeve të caktuara nga strukturat shtetërore dhe nëntoka serbe ishte të dobësonin Arkanin sa më shumë që të ishte e mundur.

Ata filluan me likuidimin e shumicës së bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij më të ngushtë, duke krijuar një hapësirë boshe rreth tij për ta v rarë.”Duke e udhëhequr këtë parim, shumë nga miqtë e Arkanit janë vr arë në vitet ’90, të gjithë ishin besnikë ndaj tij dhe ai mbeti pothuajse i pambrojtur, duke u vr arë në fund,” shkruajnë mediat serbe.

Arkan u v ra nga polici Dobrosav Gavriq nga Trbusnica afër Loznicës. Gjyqi për vr asjen e tij u përsërit disa herë para Gjykatës së Lartë në Beograd dhe Gavriq, i dënuar më vonë me 35 vjet burg, u lirua nga paraburgimi në vitin 2006 dhe që atëherë nuk ka qenë në dispozicion të gjyqësorit serb pasi iku në Afrikën Jugore dhe ende nuk është ekstraduar në Serbi.

Në arrati ishte edhe ndihmësi i tij Milan Gjuriçiq-Miki, ndërsa Dragan Nikoliq- Gagi po vuan dënimin prej 30 vjetësh në Zabelë pranë Pozharevcit.

Gagi ishte gjithashtu në arrati, por në vitin 2003 ai u arrestua në Vjenë dhe u ekstradua në Serbi. Ndërsa, Gjuriçiq u vr a në vitin 2017 në Republikën e Afrikës së Jugut, ku ai u fsheh nga gjyqësori serb.Pasi nuk kishte asnjë motiv për vr asjen e Arkanit në gjykime të shumta, mbeti i pazbuluar fakti se kush e urdhëroi vr asjen e kr iminelit më të fuqishëm të Serbisë, së bashku me Milenko Mandiq-Mand dhe Dragan Gariq, të cilët ishin ulur me Arkan në lobin e hotelit.

Gavriq u zgjodh për vr asjen e Arkanit, pasi ishte shumë i shkathët, i aftë në trajtimin e armëve, dhe në gjendje të mirë fizike. Plani origjinal i v rasjes ishte që t’i ofrojë Arkanit ofertën për të blerë Audi A8 nën çmimin e tregut. Pas kësaj, ata duhet ta kishin joshur për ta provuar makinën dhe pastaj ta v risnin në të njëjtën makinë.

Puna ishte pothuajse para përfundimit – Arkan erdhi në derën e hotelit ku ai ishte për të rregulluar ”shitësit”, por nuk e bëri këtë pasi dyshoi se ‘situata ishte e rrezikshme”.V rasësi pastaj kaloi në “Planin B”.

Gavriq më 15 janar 2000, pak pas orës17, për vetëm dhjetë sekonda qëlloi Arkanin me tre plumba me pistoletën “CZ 99”, dhe më pas me katër plumba në kokë dhe gjoks likuidoi Mandiq, dhe Gariq me dy plumba në shpinë.Pas vr asjes të trefishtë, Gavriq u pla gos nga truproja e Arkanit, Zvonko Mateoviq, i cili ruante gruan e Arkanit, këngëtaren Svetlana Razhnatoviq Ceca.

Gavriq doli i pla gosur nga hoteli, ku jashtë po e prisnin me veturën ‘Golf’ ndihmësit e tij Gagi dhe Miki, që e dërguan në një klinikë private në Lloznicë. Kryekrimineli serb, Sllobodan Millosheviq, i cili dyshohet si urdhërdhënësi i vr asjes së Arkanit, në një intervistë pas rënies së pushtetit në vitin 2000, fajësoi fuqitë perëndimore, duke thënë se vr asja ishte pjesë e përgatitjeve për ndryshimin e pushtetit në Serbi, pasi fuqitë perëndimore “e dinin se Arkan ishte një patriot”, i cili mund të luante një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e pushtetit në ngjarje të tilla si 5 tetori, kur u bë një revoltë masive kundër Millosheviqit në Serbi. Megjithatë, dokumentet e reja hedhin poshtë pohimet e Millosheviq se Arkan u v ra nga një armik i jashtëm.

Në mars të vitit 2014, u njoftua se prokuroria kishte prova të reja për vr asjen e Arkanit, por se nuk kishte konfirmim se udhëheqja politike e atëhershme e udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq qëndronte pas likuidimit. Si arsyet kryesore për v rasjen, siç u njoftua në atë kohë, është e mundur të jetë dëshmia e Arkanit para Gjykatës në Hagë, si dhe një takim me një zyrtar të lartë perëndimor për të cilin thuhet se ekzistojnë shumë dëshmi.

Arkan ishte ‘produkti’ më i njohur dhe më i fuqishëm i shërbimeve sekrete të Jugosllavisë socialiste dhe më vonë të Serbisë.

Gjatë sundimit të kryekriminelit Millosheviq, ai ishte një “ministër i krimit” jozyrtar, që do të thotë se ai e mbante nëntokën nën kontroll. Ai u lind në vitin 1952 dhe qysh në moshën e tij të re ishte e qartë se do të dilte nga rruga.”Nuk është sekret që isha një djall i vogël”, tha ai njëherë.

Propaganda e përdori njësinë e Arkan në fushat e betejës në Bosnje dhe Kroaci për të përhapur frikë në anën e kundërshtarit, e cila më vonë u zbatua gjatë lu ftës në Kosovë. Kur shpërtheu luf ta në Kosovë, shërbimi riaktivizoi Arkanin për të përhapur frikë në mesin e shqiptarëve. Pas bombardimeve dhe luf tës në Kosovë, nisi të flitej për hetimet e Tribunalit të Hagës kundër Arkanit.

Ndryshe, arkëtari i Arkanit Pavle Stevoviq dëshmoi disa vite përpara gjykatës se Arkan gjithmonë kishte 10 milionë marka gjermane në një vend të sigurt në klubin “Obiliq”, të cilat ai kurrë nuk i preku. Stevoviq gjithashtu deklaroi se në ditën e vr asjes në vend të sigurt, kishte 20.9 milionë marka, një çantë me bizhuteri, diamante dhe orë Rolex. Pas vr asjes, Ceca mori kontrollin e tyre./Reporteri

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0