A e parashikoi “The Simpsons” edhe vdekjen e Floyd dhe gjithçka që po ndodh sot në SHBA?

HomeBota

A e parashikoi “The Simpsons” edhe vdekjen e Floyd dhe gjithçka që po ndodh sot në SHBA?

Me trazirat e fundit ku shumë qytete në SHBA u përfshinë në flakë për shkak të vdekjes së George Floyd, ka patur reagime dhe mendime të ndryshme edhe në rrjetet sociale.

Mes gjithë protestave mbarëkombëtare, agjentët e Shërbimit Sekret nxituan të rritnin sigurinë e presidentit Trump dhe familjes së tij, në një bunker nëntokësor në Shtëpinë e Bardhë, nga frika e sulmeve të mundshme terroriste.

Pak orë më vonë, në Twitter pati disa meme dhe aludime se gjiganti i filmave të animuar, Simpsons mund të kishte parashikuar vdekjen e Floyd.

Disa fansa tani po ndajnë një karikaturë të Trumpit në një arkivol nga emisioni televiziv dhe thonë: “Shpresojmë që kjo të bëhet e vërtetë”.

Njëri vazhdoi duke thënë:

Karikaturë e çuditshme, ata shohin gjithçka, dhe ata janë pas të gjithave.

Shumë njerëz mendojnë se Simpsons janë prapa të gjitha ngarjeve ose ndoshta, ata janë nga e ardhmja.

Një tjetër tha:

Ata nuk parashikuan asgjë, ata thjesht orkestrojnë gjithçka.Simpsons kanë parashikuar shumë ngjarje specifike që kur dolën. Ata na thanë rreth 11 shtatorit, shpërthimit të Ebolës dhe koronavirusit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0