A do të shkojnë sivjet kosovarët në pushime dhe a po i vie fundi pandemisë? Flet Lul Raka!

HomeAktualitet

A do të shkojnë sivjet kosovarët në pushime dhe a po i vie fundi pandemisë? Flet Lul Raka!

Nga sot ka hyrë në fuqi edhe faza e dytë e rihapjes së vendit për shkak të koronavirusit, ashtu siç ishte paraparë me vendimin e qeverisë së Kosovës.Ndonëse lehtësimi i masave është paraparë më herët, ende nuk dihet nëse pandemia COVID-19 po e shënon fundin e saj.Mikrobiologu korovar, Lul Raka, thotë për GazetaBlic se është herët për të folur për fundin e pandemisë, por ai thotë se sipas planifikimeve të ekspertëve botërorë, në muajin tetor të këtij viti me shumë mundësi do të kemi edhe valën e dytë te infeksionit.

“Është herët për me folë për fundin e pandemisë, gjithë ekspertët planifikojmë që do të ketë valë të re të koronavirusit në sezonin e ardhshëm, pra kah tetori. Kosova duhet të përgatitet edhe për valën e dytë të koronavirusit”, tha Raka për GazetaBlic.Raka thotë se kosovarët këtë vit do të lejohen të shkojnë në pushime, por që sipas tij masat do të jenë ndryshe.Ai thotë se numri i pushuesve të cilët lejohen të hyjnë kryesisht në zonat turistike në Shqipëri, do të jetë më i vogël.

“Çështja e pushimeve varet kur Shqipëria i hapë kufijtë, dhe pasi të hapen kufijtë, gjithsesi masa do të ketë edhe në deti, edhe në plazhë, por nuk besoj që Shqipëria do ta lejojë që për një javë të hyjë fluks i madh i njerëzve, një pjesë gradualisht kemi më u leju me shku në deti, por po edhe pushimet do ti kryejmë”.
Ndërsa që nga dita e sotme, me vendimin e qeverisë, janë rihapur këto biznese: floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia, pra varianti ‘merre me vete’, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial, si dhe galeritë dhe muzet.Lirimi i fazave, sipas mikrobiologut Kosovar, Lul Raka, është një çështje normale, por që sipas tij në mesin e kësaj ka diçka shqetësuese.Raka për GazetaBlic thotë se rreziku më i madh i përhapjes së korobnavirusit, qëndron në trasnportin publik.Ai thotë se ka informata se njerëzit janë lejuar të hyjnë pa maska gjatë ditës së sotme në autobusët e trafikut urban në kryeqytet.“Për lirmin e fazave, ai është proces normal dhe ne kemi kalu qëllimin e ksaj, qëllimi i masave restrektive ka qenë që numri i rasteve mos ti kalojë kapacitetet shëndetësore të Kosovës”.“Normal që ne mbyllyr deri në krjimin e vaksinës nuk mundemi të rrijmë, çdo lehtësim i masave normalisht se përcillet edhe me rritje graduale, dhe kjo është e pritshme. Ajo që është brengosëse është se ku ka qenë numri më i madh i rasteve se ku janë infektu kosovarët, numri më i madh i vatrave ka qenë në familje për shkak të ekspozimit më të madh, kushdo që e ka marrë në familje edhe e ka sjellë në një familje tjetër. Rasti i dytë shqetësues është transporti publik, kam informata se kanë dalë njerëzit në autobus pa maska, autobusët janë hapësira ideale për përhapjen e infekesionit, kështu që duhet me pasë kujdes, mos me hypë në autobus pa maska, ose shoferi mos me i lanë me hypë, se inspektorët nuk munden ta mbulojnë krejtë Prishtinën ose Kosovën”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0