A do të kandidojë sërish për Kryeministër? Flet Hoti

HomeAktualitet

A do të kandidojë sërish për Kryeministër? Flet Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti është deklaruar për herë të parë, pasi votimi i qeverisë së tij u shpall jokushtetues.

Hoti, kur u pyet nëse do të kandidojë për Kryeministër, ka thënë se akoma nuk është diskutuar brenda partisë.

“Sigurisht do të diskutojmë brenda strukturave të partisë, për të marrë një vendim. Por, jemi në pozicion të mirë, duke pasur një bagazh të punëve të mira që i kemi bërë”, ka thënë Hoti, transmeton Gazeta Express.

Hoti ka bërë thirrje të mos shpërndahet Kuvendi pa e votuar buxhetin për vitin 2021 dhe pa ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare.
“Unë do të kujdesem si kryeministër, që asnjë punë të mos mbetet prapa, deri sa të kemi një Qeveri të re me mandat”, ka thënë Hoti.

Thotë se do të mbahet mend për qeverisje të mirë dhe rregullim të raporteve me SHBA’në.

“Kemi arritur marrëveshje e Uahsingtonit, e kemi rijetësuar dialogun me Serbinë. Kemi udhëhequr me parimet të qarta, sipas ligjit dhe sipas Kushtetutës”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0