A do ketë president pa AAK-në?

HomePolitike

A do ketë president pa AAK-në?

Çështja e presidentit dhe zgjedhja e tij vazhdon të mbetet njëra nga tema më të nxehta në vend. Me pretendimin e AAK-së që kryetari i saj, ish kryeministri Ramush Haradinaj, të jetë kandidat për tu bërë presidenti më i ri i Kosovës, kjo pasi t’i skadojë mandati Hashim Thaçit, ka nxitur për reagime e përplasje brenda koalicionet qeveritar.

Ndërsa deklaratat e nënkryetarit të LDK-së se zgjedhja e presidentit të Kosovës kalon nëpër zyrat e LDK-së, e ka komentuar zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i cili ka thënë se një qasje e tillë është e gabuar.

Tahiri tutje ka thënë se presidenti nuk bëhet pa AAK-në.

“Po qysh bahet presidenti pa AAK-në, deklaratat e Lutfi Hazirit janë të gabuara. Tash secila parti mundet me thanë që nuk bahet pa ta presidenti. Por nuk bën të folët kështu. Nuk punohet kështu. Duhet në mënyrë transparente”, tha Tahiri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0