A do bashkohet opozita? / Shkëndija e parë veçse ka ndodhur

HomeAktualitet

A do bashkohet opozita? / Shkëndija e parë veçse ka ndodhur

Dy partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës po kundërshtojnë ashpër ndryshimin e qëndrimit të Qeverisë Hoti për Mini-Shengenin Ballkanik.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, po vlerësojnë se kjo nismë rajonale është e dëmshme dhe nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës. Madje thonë se do të kundërshtojnë me të gjitha mjetet demokratike.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci thotë për KosovaPress, se ideja e Mini-Shengenit është ide e Serbisë dhe si e tillë nuk duhet pranuar.

“Ideja për mini-shengenin është e ditur botërisht që është ide e Serbisë e iniciuar para disa viteve nga presidenti Vuçiq. Është një gjë shumë e keqe që përkundër kundërshtimeve që fillimisht i kishte edhe LDK-ja gjatë kohës kur ishte në opozitë në legjislaturën e kaluar, tashmë erdhën në një situatë kur po ia mundësojnë projektin e tij për dominim në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës, e as Shqipërisë”, thotë ajo.

E në PDK thonë se qeveria Hoti ka hequr dorë nga parimet e veta në Uashington kur ka pranuar Mini-Shengenin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0