87 vjeçares nga Istogu i rikthen buzëqeshjen Labinot Tahiri

HomeAktualitet

87 vjeçares nga Istogu i rikthen buzëqeshjen Labinot Tahiri

Labinot Tahiri, mori iniciativën për të ndihmuar të moshuarën 87 vjeçare nga fshati Rakoshë i komunës së Istogut.Ditën e djeshme, qarkulloi një video nga Agjencia e Lajmeve ‘Kosovapress’ e një gruaje e cila jeton vetëm, me probleme shëndetësore dhe mungesë të gjërave materiale të domosdoshme për të jetuar, shkruan protali GazetaBlic.Zojë Haxhiaj, tha se ka jetuar e vetme për 30 vite dhe rrallë herë vjen dikush nga familja për ta vizituar. Këngëtari, Labi si humanist që njihet ka vendosur t’i ndihmojë.

Me një postim në Facebok, ai shkroi se sot do ta vizitojë dhe do bisedoj me të, ndërsa ka ftuar kushdo që ka mundësi ta ndihmojë, duke hapur edhe një xhirollogari për ndihmë.
Ndërsa sot, këngëtari sapo ka publikuar një video duke treguar se do ta ndihmojë zonjën Zojë Haxhiaj dhe do marrë përsipër kujdesin ndaj saj.

Posted by Labinot Tahiri on Monday, July 27, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0