79 raste të reja me coronavirus në Kosovë, 71 të shëruar

HomeAktualitet

79 raste të reja me coronavirus në Kosovë, 71 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 79 raste të reja me coronavirus, ndërkaq janë shëruar 71 pacientë.

IKSHPK bën të ditur se sot janë testuar gjithsej 210 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë.  /Telegrafi/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0