“750 mijë serbë vendimtarë në zgjedhjet amerikane?” – në Beograd shqetësohen nga planet Biden për Kosovën e Bosnjën

HomeAktualitet

“750 mijë serbë vendimtarë në zgjedhjet amerikane?” – në Beograd shqetësohen nga planet Biden për Kosovën e Bosnjën

Publikimi i platformave të kandidatit presidencial Joe Biden për Kosovën e Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën ka shqetësuar opinionin në Serbi. Mediat atje shtrojnë pyetjen se pse shtabi i Biden nuk ka publikuar ndonjë qëndrim për shtetin serb. Ndërkohë gazeta amerikane “Wall Street Journal” në një artikull ku Kosovës i referohet si “Kosovo e Metohija”, shkruan se në SHBA do të votojnë 750 mijë serbo-amerikanë, të cilët nuk do t’ia falin Bidenit qëndrimin pro bombardimeve në vitin 1999.

Por, për analistët në Serbi, arsyeja që janë publikuar këto dokumente nga tabori i Biden lidhet me statusin e komplikuar të Bosnjës e Kosovës.

“Planet për Kosovën dhe Bosnjën janë publikuar pasi të dyja shtetet kanë statuse të komplikuara. Kjo është arsyeja pse shtabi i Biden ka publikuar qëndrimet për këto çështje dhe për atë se cfarë mund të pritet nëse ai vjen në pushtet” ka thënë Dimitrije Milic

I pyetur pse nuk është publikuar plani për Serbinë dhe vendet tjera të rajinit, Milic ka vlerësuar se Biden dhe ekipi i tij i vlerëson shtete stabile ato.

“Vendet tjera të rajonit konsiderohen stabile. Ekipi i Biden konsideron se të gjitha këto shtete, përfshirë Serbinë duhet të jenë në BE’në dhe NATO. Sipas tyre, kjo është mënyra më e mirë për pajtim në rajon” ka thënë Milic.

Ndërkohë, në një artikull të Wall Street Journal të publikuar që përmban edhe propagandë kundër Kosovës thuhet se 750 mijë shtetas amerikanë (nuk dihet nëse ky numër është i saktë), me origjinë serbe mund të jenë përcaktues për zgjedhjet në Amerikë pasi ata nuk e kanë harruar qëndrimin entuziast të Biden pro bombardimeve në vitin 1999.

Sipas WSJ raporetet SHBA – Serbi u ngrohën kur vajza e vogël e Presidentit Trump zgjodhi të vizitojë kryeqytetin e Serbisë pranverën e kaluar. Më tej, gazeta amerikane shkruan se serbët mund të luajnë rol vendimtar në Arizona, Ohio Wisconsin, Florida dhe Pensilvani që njihen si “swing states’. Por, disa serbë shprehen haptazi për Biden.

“Kjo pandemi i ka goditur fortë të gjitha komunitetet imigrante, dhe impakti është duke rënduar shumë mbi supet e komunitetit tonë. Shumë njerëz janë duke shikuar për ta përkrahur një kandidat që i ka prioritet zgjidhjet për këto probleme” ka thënë Ivan Grujic nga shteti i Michiganit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0