700 mijë euro rrogë për 14 vite ka marrë Ardian Zalli, drejtor i Trusit të Kosovës

HomePolitike

700 mijë euro rrogë për 14 vite ka marrë Ardian Zalli, drejtor i Trusit të Kosovës

Drejtori i Fondit të Kursime Pensionale të Kosovës, Ardian Zalli vazhdon të jetë një prej personave më të paguar në Kosovë. Tash e trembëdhjetë vite ai vazhdon të jetë në krye të këtij institucioni. Paga vjetore e Ardian Zallin është 49 mijë e 907 euro, njofton GazetaLajmi.

Zalli ka arritur të kursejë edhe 250 mijë euro para të gatshme në banka të ndryshme. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, për 14 vite punë në krye të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Ardian Zalli ka marrë rreth 700 mijë euro.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0