Bahtiri me fjalë të mëdha për Albin Kurtin, e quan Rilindas të shek XXI

HomeAktualitet

Bahtiri me fjalë të mëdha për Albin Kurtin, e quan Rilindas të shek XXI

Kryetari i Mitrovicës njëherësh anëtarë i LVV-së, Agim Bahtiri pas tubimit të VV-së ka shkruar fjalë të mëdha për Albin Kurtin.Bahtiri thotë se është emocion i jashtëzakonshëm të qëndrosh në krahun e djathtë të Kryeministrit tim, në krahun e djathtë të Rilindasit të shekullit XXI.Tutje ai ka thënë se shumë shpejt do të shihemi në zgjedhje raporton Gazetalajmi.

Postimi i plotë:
I jashtëzakonshëm është emocioni të qendrosh në krahun e djathtë të Kryeministrit tim, në krahun e djathtë të Rilindasit të shekullit XXI.Duam zgjedhje, që ta zgjedhim atë që e zgjodhëm. Duam demokraci, që ta bëjmë demokratike Kosovën nga më i miri demokrat. Duam qeveri, që të qeverisim nga qeveritari më i mirë.

15 vjet nga lindja e Vetëvendosjes, ditëlindja e saj krenari kombëtare!Shihemi shumë shpejt në zgjedhje, në mejdanin e demokracisë, ku do të thahen rrenjët e hajnisë.AB

I jashtëzakonshëm është emocioni të qendrosh në krahun e djathtë të Kryeministrit tim, në krahun e djathtë të Rilindasit…

Posted by Agim Bahtiri on Friday, June 12, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0