55 vjeçari i diagnostikuar me Covid udhëton me autobus, rrezikon 2-5 vite b urg

HomeAktualitet

55 vjeçari i diagnostikuar me Covid udhëton me autobus, rrezikon 2-5 vite b urg

KAKAVIJË- Një skandal ka ndodhur në autobusin e linjës Tiranë- Kakavijë. Një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus ka udhëtuar në autobus me persona të tjerë.

Qytetari i infektuar është kthyer nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës për t’u vetëkarantinuar në shtëpi.

Sipas informacioneve, 55 vjeçari e ka keqkuptuar përgjigjen pozitive me koronavirus, pasi ka menduar se “pozitive” tek dokumenti i lëshuar nënkuptonte se nuk ishte me Covid19. Ai ka deklaruar përpara efektivëve të policisë se nuk ishte në dijeni të infektimit me koronavirus.

Por, atij i është shpjeguar në pikën kufitare të Kakavijës se përgjigja në testin e tamponit do të thoshte se është i infektuar me Covid19.

Mësohet se 55 vjeçari ka rezultuar pozitiv me Covid19 pas kryerjes së testit në një laborator privat të licensuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Burime për “Report Tv” bëjnë me dije se laboratori privat e ka njoftuar ISHP-në për rastin pozitiv dhe u ka dërguar edhe mostrën.

Sipas ligjit, përhapja me dashje me veprime apo me mosveprime e sëmundjeve infektive dënohet nga 2 deri në 5 vite bu rg.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0