50 vite më parë realizohej skema që mahniti Anglinë (më pas u ndalua)

HomeAktualitet

50 vite më parë realizohej skema që mahniti Anglinë (më pas u ndalua)

Ka qenë 3 tetori i 1970-ës, në fushë kanë qenë përballë njëra-tjetrës Coventry City dhe Everton-i.

Në një moment është dhënë një goditje dënimi në limitet e zonës së rreptësisë për Coventry, Willi Carr ka mbajtur topin mes këmbëve dhe më pas, befasisht, e ka ngritur për shokun e skuadrës Ernie Hunt.
Ky i fundit e ka goditur topin fluturimthi dhe ka shënuar. Pak kohë më mbrapa ky ekzekutim është ndaluar nga rregullorja.

Ai i Hunt ka qenë goli i parë që është transmetuar me ngjyra nga Match of the Day, programi historik i BBC në transmetim nga 1964-a.
Ndeshja është mbyllur 3-1 për Coventry me një dygolësh të Hunt, i cili është ndarë nga jeta në 2018-ën në moshën 75 vjeç.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0