40 vjeçari nga Fushë Kosova që dyshohet se ia pr,eu kokën me sëp,atë babait dërgohet në Psikiatri

HomeAktualitet

40 vjeçari nga Fushë Kosova që dyshohet se ia pr,eu kokën me sëp,atë babait dërgohet në Psikiatri

Burri i moshës rreth 40 vjeç me inicialet M.R., i cili dyshohet se privoi nga jeta dje babain e tij duke ia prerë kokën me sëp,atë, është dërguar për ekzaminim psikiatrik.

Këtë e ka konfirmuar prokurorja e rastit. Ajo ka shtuar se i dyshuari është dërguar për trajtim psikiatrik dhe është herët të flitet për motivet.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, paraburgim për persona me çrregullime mendore, kërkesë për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik për personin me inicialet M.R., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Vr,asja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Duke u thirrur në burime të veta brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dje Gazeta Sinajli, raportoi se koka e 72-vjeçarit u gjet në një shportë të mbeturinave, ndërsa në vendngjarje policia gjeti edhe sëpatën, me të cilën besohet se është kryer krimi.

Familja ka prejardhje nga Presheva dhe jetonin në një shtëpi me qira në Fushë-Kosovë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0