40 mijë dollarë për sulm terrorist në Shqipëri, arrestohet anëtari i ISIS

HomeAktualitet

40 mijë dollarë për sulm terrorist në Shqipëri, arrestohet anëtari i ISIS

TIRANË – Një 24-vjeçar nga Taxhikistani, i akuzuar si pjesë e ISIS është arrestuar në Tiranë, pasi Gjermania kishte lëshuar urdhër arresti më 21 prill 2020.Polivia bëri me dije se bëhet fjalë për Komron Zukhurov, 24- vjeç i cili kishte mbërritur nga aeroporti i Rinasit në Shqipëri dy muaj e gjysmë më parë. Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Prej dy muajsh jetonte te një familje taxhakistaneze në Tiranë.

Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).  Zukhurov ka mundur që të vijë në Shqipëri në mënyrë legale dy muaj e gjysmë më parë, para se Gjermania ta shpallte atë në kërkim ndërkombëtar dhe ka jetuar përgjatë kësaj kohe në një familje prej Taxhikistani, e cila banon në Tiranë.

Në datë 15 Prill datë kur Gjermania goditi celulën, autoritetet në Berlin theksonin se njëri nga anëtarët e grupit terrorist, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër me vlerë 40,000 dollarë për një sulm në Shqipëri. Por, thanë më tej autoritetet gjermane, terroristët nuk ishin në gjendje të kryenin vrasjen në Shqipëri

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0