26 Nëntori tra gjik, tërmeti që u mori jetën 51 personave, pl agosi mbi 3 mijë të tjerë dhe la 5,200 të pastrehë (RIKUJTESË)

HomeAktualitet

26 Nëntori tra gjik, tërmeti që u mori jetën 51 personave, pl agosi mbi 3 mijë të tjerë dhe la 5,200 të pastrehë (RIKUJTESË)

26 Nëntor 2019. Tirana, Durrësi, Laçi, Lezha, Thumana dhe disa qytete të tjera të vendit do të lëkundeshin nga tërmeti më i fortë në 40 vitet e fundit. Ishte ora 03.54 kur toka shqiptare u “shkund” nga tërmeti me magnitudë 6.4, me epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, por që u ndje deri në Beograd, 370 kilometra larg epiqendrës.

Deri në datën 1 dhjetor 2019, ndodhën 1,300 pasgo ditje nga të cilat katër ishin më të mëdha se M5.0. Pasgod itja më fu qishme ndodhi katër orë pas godi tjes kryesore në oën 07:08 dhe kishte një magnitudë M5.4. Kjo ngjarje shkaktoi dridhje të intensitetit VII (shumë e fuqishme) dhe rrënoi disa shtëpi e ndërtesa që mbaheshin ende në këmbë, duke shtuar numrin e vik timave.

51 persona humbën jetën nën rrënoja, 25 në Durrës, 25 në Thumanë dhe 1 në Lezhë. Midis v iktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç. Ndërkohë, pas tërmetit humbën jetën edhe 2 persona nga Kurbin, njëri në spital nga pla gosjet gjatë lëkundjeve dhe një tjetër përmes ve tëvr a sjes, për shkak të stresit post-trau matik.

Dy hotele dhe dy pallate u shembën në Durrës. Katër ndërtesa, përfshirë një pallat 5-katësh u shembën në Kodër-Thumanë e cila u g odit më rëndë nga tërmeti. Qyteti i Laçit u dëmtua shumë gjithashtu. Gjendja e jashtëzakonshme që do të zgjaste 30 ditë u shpall nga qeveria shqiptare për Durrësin, Thumanën dhe Tiranën e më vonë u zgjerua për Laçin dhe Lezhën.

Qindra ushtarë shqiptarë dhe rreth 2,000 oficerë policie u dërguan në zonat e prekura nga tërmeti. Ata u ngarkuan me detyrën e ndihmesës në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në ngritjen e çadrave dhe kampeve të strehimit për njerëzit e mbetur tashmë pa shtëpi. 300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për të strehuar rreth 1,000 persona.

Trupat shqiptare punonin me mjete të kufizuara, por shpëtuan njerëz nga rrënojat të mbështetur nga 250 trupa nga SHBA dhe vende të ndryshme europiane. Duke qenë se tërmeti i fundit i fuqishëm go diti vendin në vitin 1979, Shqipëria kishte një mungesë të eksperiencës dhe ekspertizës në operacionet e shpëtimit.

Ekipe shpëtimi me pajisje të specializuara, qen nuhatës dhe furnizime të tjera emergjencash mbërritën në Shqipëri nga vendet fqinje dhe Europa për të ndihmuar në operacionet e kërkimit si dhe për të ndihmuar ata të mbetur të pastrehë. 5,200 banorë mbetën të pastrehë.

Kosova, Greqia, Italia, Turqia, Franca e shumë vende të tjera u gjendën në Thumanë dhe në zonat e tjera të prekura nga tërmeti në kohë rekord. Forcat Speciale RENEA u angazhuan gjithashtu dhe nxorrën të gjallë nga rrënojat të paktën 45 persona.

Më 30 nëntor Kryeministri Rama deklaroi fundin e operacionit të kërkim-shpëtimit pasi nuk mendohej të kishte më trupa nën rrënoja. Sipas deklaratës së tij, rreth 2,000 njerëz ishin pl agosur nga tërmeti dhe më shumë se 4,000 të mbetur pa shtëpi. Shifrat fillestare treguan se më shumë se 1,465 ndërtesa në Tiranë pësuan dëmtime serioze, si dhe rreth 965 ndërtesa të tjera në Durrës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0