25-vjeçari ri-infektohet me COVID-19: Hera e dytë është më e rëndë…

HomeAktualitet

25-vjeçari ri-infektohet me COVID-19: Hera e dytë është më e rëndë…

Të gjithë e pyesin veten pasi kalojnë COVID-19 A mund të infektohem sërish, sa kohë jam i mbrojtur? Edhe pse në rastë të rralla ka ndodhur riinfektimi me COVID-19.

Në një studim të bërë publik nga ‘The Lancet’, revista e njohur mjekësore, paraqiten katër rastet e riinfektimit me Covid-19 në botë, ku merret në fokus qendror rasti i një 25 vjeçari nga Nevada.

I riu fillimisht rezultoi pozitiv në 18 Prill 2020 dhe më pas në 5 Qershor 2020, me ndryshime të mëdha në shkallën e infektimt dhe simptomave shkruan Bbc. Herën e parë 25-vjeçari kishte simptoma të lehta si kollë, dhimbje koke, të përziera dhe diarre. në fund të marsit por u shërua në fund të prillit.
Ndërsa më 28 qershor i riu shfaq sërish shenja të COVID-19 , dhimbje koke, marramendsh, kollë, të përzier dhe diarre. Më pas në 5 qershor rezulton sërish pozitiv me koronavirus dhe kishte edhe probleme me frymëmarrjen pasi niveli i oksigjenit në gjak i ishte ulur. Më pas 25-vjecari shtrohet në spital pasi mushkëritë e tij ishin dëmtuar.

Fatmirësisht pas trajtimit me oksigjen dhe kurat e dukura në spital 25-vjecari arrin ta mposht për të dytën herë COVID-19. 25-vjeçari i riinfektuar është shëruar plotësisht dhe nuk kishte probleme shëndetësore bashkëshoqëruese apo mangësi në sistemin imunitar.

Ky është individi i parë në Amerikën e Veriut që duket se është ri infektuar me virusin dhe ai bashkohet me një numër të vogël të rasteve në mbarë botën.

Mbetet e panjohur se për sa kohë njerëzit që janë infektuar më COVID-19 janë imunë, megjithëse shumë ekspertë kanë thënë se ka të ngjarë të jenë imunë për një periudhë të caktuar kohe.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0