2 ditë para se të niset për Hagë, presidenti Thaçi viziton varrin, por jo edhe familjen e Adem Jasharit

HomeAktualitet

2 ditë para se të niset për Hagë, presidenti Thaçi viziton varrin, por jo edhe familjen e Adem Jasharit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një vizitë tek varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se është në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari, shkruan GazetaLajmi.

Ai ka shkruar se në këtë muzg veror e rithekson fuqishëm se dielli do të lindë përsëri.

Thaçi të hënën pritet të udhëtojë për në Hagë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH

Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë…

Posted by Hashim Thaçi on Saturday, July 11, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0