143 qytetarë u kthyen sot nga Gjermania në Kosovë

HomeAktualitet

143 qytetarë u kthyen sot nga Gjermania në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Gjermani bën të ditur se sot në Kosovë kanë riatdhesuar 143 shtetasë.

“Nga fillimi i pandemisë dhe deri me këtë fluturim, Misioni Diplomatik i Republikës së Kosovës në Gjermani, përkundër të të gjitha vështirësive, ka arritur të kthejë më shumë se 520 shtetas në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës të publikuar në Facebook.

Sot nga Aeroporti i Stuttgartit në Gjermani kemi riatdhesuar edhe 143 shtetas të Kosovës. Nga fillimi i Pandemisë dhe deri me këtë fluturim, Misioni Diplomatik i Republikës së Kosovës në Gjermani, përkundër të të gjitha vështirësive, ka arritur të kthejë më shumë se 520 shtetas në Kosovë.

Janë edhe qindra tjerë që po presin dhe i lus për mirëkuptim e durim.

Dua me këtë rast të shprehi falenderime të veçanta për krejt personelin e Konsullatave të Kosovës në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Duesseldorf, Hamburg dhe stafin në Berlin për punën e palodhshme për t’u shërbyer shtetasve tanë në këtë kohë me sfida të pashembullta.

Ju falemnderit krejt shtetasve tanë për durimin, sugjerimet dhe kritikat!

Beqë Cufaj
Ambasador i Kosovës në Gjermani

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0