138 kosovarë kthehen nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Kanada

HomeAktualitet

138 kosovarë kthehen nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Kanada

Në Kosovë, sot janë kthyer 138 qytetarë nga Londra të cilët ishin në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada. Këtë e bëri të ditur Ambasada e Kos

Albin Kurti respekton orarin e lëvizjes, del blen vet gjërat ushqimore
Dy vëllezër muzikantë mbledhin mbi pesë mijë euro për shërimin e Ilir Behlulit
Jashari: Në këtë natë të madhe, të lutemi për shpirtin e prindërve që s’janë më

Në Kosovë, sot janë kthyer 138 qytetarë nga Londra të cilët ishin në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada.

Këtë e bëri të ditur Ambasada e Kosovës në Londër më anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të jashtëzakonshëm”.

“E gjithë kjo punë e palodhshme u realizua nga e Ngarkuara me Punë znj. Arrita Gjakova dhe diplomatet znj. Vjollca Halimi dhe znj. Liridona Hertica, të cilat me punë dhe përkushtim maksimal ishin në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

“Udhëtarëve që sapo arritën në vendlindje ju urojmë çdo të mirë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0