10 të vd ekur sot sipas IKSHPK-së

HomeAktualitet

10 të vd ekur sot sipas IKSHPK-së

Sot sipas IKSHPK-së(Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës), 10 persona vdi çën nga virusi Korona.Deri dje ishin 438 raste të vde kjes e me këto të sotshmet rastet e vde kjes shkojnë në 448.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 220 persona.

Në postimin e së mërkurës të IKSHPK-së u njoftua se janë shëruar 7929 persona nga virusi Covid 19, e me të shëruarit e sotshëm ky numër shkon në 8149.Gjeni më poshtë postimin e plotë të IKSHPK-së.220 TË SHËRUAR DHE 162 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 584 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vd ekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.168 raste nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 448 raste të vde kjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.571.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0