10 pacientë me Covid-19 trajtohen në Infektivë, një prej tyre në gjendje më të rëndë

HomeAktualitet

10 pacientë me Covid-19 trajtohen në Infektivë, një prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Klinikë Infektive të QKUK-së sot janë duke u trajtuar 17 pacientë, 10 prej tyre janë të infektuar me Covid-19.Këtë e bëri të ditur Faik Hoti, zëdhënës për media në Ministrinë e Shëndetësisë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
” Nga 10 pacientë të infektuar me Covid 19, 7 pacientë janë në gjendje stabile”.

“3 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv”.“Në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë”, ka shkruar Hoti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0