​Xhandarmëria serbe vazhdon të futen në Karaqevë, banorët të shqetësuar

HomeAktualitet

​Xhandarmëria serbe vazhdon të futen në Karaqevë, banorët të shqetësuar

Edhe pse kanë kaluar 21 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, banorët e fshatit Karaqevë të Komunës së Kamenicës, vazhdojnë të ndjehen të rrezikuar

Qytetarët e Mitrovicës s`pyesin për Koronavirus, e mbushin sheshin
Arben Vitia: Qysh mbrëmë e kam menduar dorëheqjen
Paralajmërohet shtrenjtimi i biletave të autobusëve

Edhe pse kanë kaluar 21 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, banorët e fshatit Karaqevë të Komunës së Kamenicës, vazhdojnë të ndjehen të rrezikuar nga xhandarmëria e Serbisë, e cila kohë pas kohe futet në territorin e këtij fshati.

Përfaqësuesi i banorëve të Karaqevës, Selver Lenjani, ekspozoi të premten para objektit të Qeverisë së Kosovës, dëshmi dhe fakte të futjes së forcave serbe në këtë fshat.

Ai edhe njëherë ka kërkuar nga të gjitha institucionet relevante që të merren me problemin e fshatit Karaqevë, pasi që po konsideron se jeta e banorëve të brezit kufitar po vështirësohet, por edhe po rrezikohet.

“Kërkojmë nga institucionet relevante që të merren me problemin e Karaqevës. Mirëpo askush nuk merret dhe ka mbetur nën mëshirën e banorëve. Nuk ka institucion relevant në Republikën e Kosovës që nuk e kemi informuar që 20 vjet me radhë, ja urdhëroni shikoni këto foto sa një mijë fjalë. Vet fotoja që hyrja e xhandarmërisë serbe futet në brendësi të Kosovës dhe nuk merr askush përgjegjësi. Policia e Republikës së Kosovës nuk guxon të shkel në këtë zonën që po shihet. Xhandarmëria serbe futet kurdo. Kjo është një situatë e rëndë për banorët, shumë brengosëse dhe frikësohen që kjo pjesë do t’i mbetet Serbisë, sepse me dokumentacion zyrtar që posedojnë banorët e brezit kufitar është tokë e jona”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0