​Tahiri: Historia do ta çrrënjosë përgjithmonë përpjekjen për ta ndryshuar të vërtetën e luf tës sonë për liri

HomePolitike

​Tahiri: Historia do ta çrrënjosë përgjithmonë përpjekjen për ta ndryshuar të vërtetën e luf tës sonë për liri

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri deklaroi sot se triumfi i drejtësisë në fund do ta rikthejë të vërtetën dhe të drejtën mbi luf tën e pastër çlirimtare të UÇK-së.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Serbia duke shtrembëruar të vërtetën mbi luf tën çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë, do të dështojë në fund pasi akuzat e saj janë të pabaza.

“Me këto akuza të paqëndrueshme e të pabaza, të cunguar e të dështuar ishin e do të mbesin, ata që janë përpjekur ta ndryshojnë historinë. Ashtu siç presidenti Thaçi iu përgjigj me dinjitet këtyre akuzave, edhe historia do ta çrrënjosë përgjithmonë përpjekjen për ta ndryshuar të vërtetën e luf tës së popullit tonë për liri e pavarësi”, shkruan Tahiri.

Postimi i plotë:

Në bankën e të akuzuarit në Hagë, sot nuk qëndroi presidenti Hashim Thaçi si individ, por një epokë e tërë e burrave dhe grave që luf tuan për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Qëndroi ana më e ndritshme e historisë sonë kombëtare.

Vetë trajtimi i pretendimeve të pabaza e të nxitura nga Serbia, është dëshmi se si ka rrëshqitur dhe është shtrembëruar trajektorja e të vërtetës. E të vërtetës që e dimë te gjithë ne, të vërtetës që e di dhe e ka parë e mbarë bota demokratike.

Me këto akuza të paqëndrueshme e të pabaza, të cunguar e të dështuar ishin e do të mbesin, ata që janë përpjekur ta ndryshojnë historinë.

Pa dyshim se triumfi i drejtësisë në fund, do ta restaurojë edhe të vërtetën, edhe të drejtën. Ashtu siç presidenti Thaçi iu përgjigj me dinjitet këtyre akuzave, edhe historia do ta çrrënjosë përgjithmonë përpjekjen për ta ndryshuar të vërtetën e luf tës së popullit tonë për liri e pavarësi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0